Takim sensibilizues midis DVP Fier dhe MKR në bashkinë Roskovec
Ditën e djeshme u organizua një takim sensibilizues nga DVP Fier me pjesëmarrjen e anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), në bashkinë Roskovec.
Në takim morën pjesë Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje në DVP Fier, Koordiatorja Vendore, bashkia Roskovec , Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ), zëdhënësja e DVP Fier, punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve(NjMF), Koordinatorja lokale për komunitetin Rom dhe përfaqësues të institucioneve si: Policia Bashkiake, Zyra Rajonale Arsimore, Shërbimi Social Vendor dhe Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor.
Në fokus të këtij takimi ishte sensibilizimi mbi parandalimin i dhunës në familje, denoncimin e dhunës në familje, trajtimi me përparësi dhe profesionalizëm i rasteve të dhunës në familje, bashkëpunim sa më afikas me të gjithë anëtarët e MKR, me qëllim ofrim të ndihmës së nevojshme viktimave të dhunës në familje duke u kushtuar vëmëndje të veçantë grave, vajzave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.
[lsvr_gallery images=”13594,13595,13596,13597″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]