Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Tag: ne ndihme te komunitetit

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Dhe pak ditë na ndajnë nga festa e Vitit të Ri. Në këtë ditë të veçantë jo të gjithë kanë mundësi të festojnë, prandaj Bashkia Roskovec në bashkëpunim me bizneset që operojnë në territorin e saj i kanë ardhur në ndihmë 70 familjeve më në nevojë.
Gjatë këtij dhurimi human mori pjesë N/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha i cili falenderoi dhe shprehu mirënjohje për bizneset që kontribuan në këtë nismë të Bashkisë dhe siguroi që nisma të tilla s’do të mungojnë asnjeherë në të ardhmen.
[lsvr_gallery images=”3959,3960,3961,3962″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Në familjen Fisheku ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re ashtu siç dhe ishte premtuar nga kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi disa ditë më parë. Ishte vetë kryetarja e Bashkisë e cila inspektoi fillimin e punimeve.
Falenderim dhe mirënjohje të madhe tregoi familja Fisheku kundrejt kryetares z.Majlinda Bufi për këtë ndihmesë kaq të madhe që bashkia Roskovec po ju mundëson.
[lsvr_gallery images=”3803,3804,3805″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

NJE PREMTIM I MBAJTUR

Ashtu dhe sic ishte premtuar nga vetë kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi, ditën e djeshme filluan menjëherë punimet për të rindërtuar nga e para shtëpinë e familjes Fisheku. Puntorët e Bashkisë nisën prishjen e objektit dhe në vazhdimësi pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri.
[lsvr_gallery images=”3730,3731,3732″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook