Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Tag: kanale kullues

PASTRIMI I KANALEVE KULLUES

S’ka ndaluar asnjë ditë puna për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës. Ka filluar pastrimi i kanalit kullues me gjatësi 800 ml në fshatin Vidhisht, Njësia Administrative Kuman.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse në territorin e Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”3953,3954,3955,3956″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTRIMI I KANALEVE KULLUES

Vazhdon akoma puna me pastrimin e kanalit kullues K 271. Këto ditë është vazhduar me pjesën e kanalit Kuman- Vidhisht.
Nuk bëjmë thjesht pastrim ose rehabilitim të një ose disa kanaleve por ndjekim problematikat deri në fund.
Në këtë mënyrë problemet marrin zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”3794,3793,3790,3791″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTRIMI KANALEVE KULLUES

Në Bashkinë Roskovec po punohet intesivisht për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës. Parandalimi i përmbytjeve është një nga synimet kryesore të Bashkisë sonë. Vazhdon puna për pastimin e kanalit K 271 me gjatësi 2700 mL i cili prek zonat Vidhisht-Kuman-Roskovec.
Ka përfunduar pastrimi i pjesës Roskovec- Kuman.
Angazhimi dhe puna jonë do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve.
[lsvr_gallery images=”3719,3720,3721″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INVESTOHET PER KANALET KULLUES

Pas shumë vitesh, banorët që jetojnë në segmentin e rrugës Roskovec-Marinëz nuk do ta kenë më problemin e përmbytjes nga kanali anësor. Ky kanal kullues kishte humbur funksionin e tij parësor për shkak se kishte vite që nuk kishte njohur investime. Prej ditës së djeshme Bashkia e Roskovecit filloi punën për pastrimin e tij. Përfundimi i kësaj pune do të rikthejë tek banorët qetësinë e munguar prej vitesh nga rreziku i përmbytjes.
[lsvr_gallery images=”3632,3633,3634,3635,3636″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook