Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit
Takimet mbi temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në bashkinë Roskovec dhe zonat rurale” vazhdojnë.
Në panelin drejtues të takimit në Njësinë Administrative Kurjan ishin: znj. Aurela Bozo Drejtore Ekzekutive QNL, Drejtori i Gjykatës së Krimeve të Rënda z. Sandër Simoni , znj.Ronada Hoxha Drejtore Ekzekutive, Qendra “Gruaja, Komuniteti, Mjedisi”, stafi i mësuesëve dhe komunitet.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi, edukimi dhe informimi ligjor, konsulencë dhe edukimi ligjor falas, koordinimi ndërmjet aktorëve në nivelin lokal që do të ndihmojë në këtë drejtim.
Ky projekt zbatohet nga qendra “Gruaja,Komuniteti,Mjedisi” në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe mbështetet financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komuniteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”.
[lsvr_gallery images=”8042,8043,8044,8045″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]