Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

VENDE VAKANTE

GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)
GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)
GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)
GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)
GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)
GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)
GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 27.10.2016 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

LUFTA NDAJ KANCERIT TE GJIRIT

Ditën e premte, datë 14 tetor 2016, ora 11 në qendër të qytetit Roskovec do të zhvillohet një tubim sensibilizues për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me mbrojtjen dhe luftën ndaj kancerit të gjirit.
Ftojmë të gjithë gratë dhe vajzat, të rinjë e të reja, intelektualë të mblidhemi para Bashkisë Roskovec.

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 29.09.2016 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak, janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

DHURO GJAK -SHPËTO NJË JETË

Qendra Shëndetësore Strum njofton se ditën e enjte datë 29 shtator 2016 duke filluar nga ora 9.oo do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut. Mjekët dhe pajisjet përkatëse do të instalohen në shkollën “7 Dëshmorët” Strum nën mbikqyrjen e mjekes Besa Hyka dhe specialistëve të tjerë.
Ejani dhe bashkohuni nismës “Dhuro gjak- shpëto një jetë”.

14484899_1683031318682519_8774771829548517949_n

DITA E GJUHËVE EUROPIANE

Shkolla e Gjuhëve të Huaja në Roskovec me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, me rastin e Ditës së Gjuhëve Europiane, organizon disa veprimtari më datë 26 shtator 2016. Veprimtaria fillon në orën 10 -10.30 me sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër qytetin. Punonjës të administratës dhe intelektualë do të shpërndahen nëpër rrugët e qytetit.
Në orën 12.oo në Pallatin e Kulturës Roskovec fillon koncerti artistik në të cilin do të vijojë dhurimi i librave në kuadër të projektit “Dhuro një libër-hap një dritare”.
Ejani dhe bëhuni pjesëmarrës në këto veprimtari. Jeni të mirëpritur.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

KETO DITE FILLOI NGA PUNA ZYRA E APLIKIMIT PER T’U PAJISUR ME PASAPORTA OSE KARTE IDENTITETI. ZYRA E KOMPANISE “ALEAT” NDODHET NE KATIN E PARE TE BASHKISE ROSKOVEC, BRENDA ZYRES SE GJENDJES CIVILE.
ME POSHTE PO JAPIM DISA SQARIME:
Zyra Aleat
Dokumentat që duhen paraqitur në drejtorinë e policisë për plotësim formular
Për të rritur:
1. Çertifikatë familjare
2. 2 foto 4×6
3. Fotokopje e kuponit të pasaportës ( 7.5 ose 18 mijë lekë)
4. Fotokopje e kartës ose faturës së aplikimit të kartës.

Për fëmijë
1. Çertifikatë personale
2. Çertifikatë familjare
3. Dy foto 4×6
4. Fotokopje e kuponit të pasaportës ( 7.5 ose 18 mijë)
5. Njëri nga prindrit me dokument identifikimi ose një person i autorizuar nga prindrit me prokurë të posaçme.

Shënim: për personat që paguajnë 7.5 mijë lekë formulari i policisë vonon 8 ditë që të paraqitet në zyrën e aplikimit, personat që paguajnë 18 mijë lekë deri në 3 ditë pune.

JENI TE MIREPRITUR

Batalioni Partizan

Ditën e enjte, më datë 25 gusht 2016, ora 10oo në fshatin Suk do të përkujtohet dita e formimit të batalionit partizan “Tefik lapani”. Ftohen për të marrë pjesë pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve të lanc, banorë etj. Festimi i kësaj dite ka qenë në traditën e zonës së Roskovecit prandaj dhe këtë vit le ta ruajme dhe ta trashëgojmë këtë traditë.

Fëmijët jetim

Ditën e mërkurë datë 24 gusht 2016, ora 10oo shoqata “3 dhjetori” fton të gjithë fëmijët jetim të paraqiten në mjediset e pallatit të kulturës roskovec për të bërë një riorganizim dhe identifikim të fëmijëve të kësaj kategorie.