Njoftime
MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK
Ju njoftojmë se ditën e Hënë, datë 22.05.2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!
Njoftim
Bashkia Roskovec njofton të gjithë qytetarët se janë të lutur që në zbatim të plotë të ligjit, duhet të shlyejnë të gjitha detyrimet e palikuiduara ( taksa dhe tarifa lokale ) ndaj bashkisë dhe ndërmarrjes së Ujësjellësit sh.a Roskovec .
Në të kundërt , nuk do t’ju ofrohet asnjë shërbim zyrtar pranë bashkisë.
Ju bëjmë me dije se Këshilli Mbikqyrës i UKRoskovec ,
ka marrë disa vendime lehtësimi (amnisti ) në lidhje me mbifaturime të trashëguara;
kamatvonesa deri në dhjetor 2016 ;
dhe ngrirje të faturave të papaguara deri në vitin 2010 .
Pranë zyrave të UKRoskovec dhe zyrës së tatim -taksave në bashki , mund të merrni informacion më të plotë .
Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj!
Festa e Dëshmorët
Njoftim
Më datë 5 Maj 2017, ora 11.30 tek Lapidari pranë Bashkisë Roskovec do të zhvillohet ceremonia përkujtimore në nderim të veprës dhe kujtimit të dëshmorëve.
Janë të ftuar pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, qytetarë dhe nxënës të shkollave.
1 Maji
Më datë 1 Maj 2017, nga ora 9:00- 13:00 pranë Liqenit të Kurjanit do të organizohet për herë të parë pas shumë vitesh kjo festë e bukur. Bashkia Roskovec ju fton të gjithëve të ripërtërijmë këtë traditë të bukur. Nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë znj.Majlinda BUFI, janë marrë masa që të ketë një panair të prodhimeve agro- blektorale, artizanale, volejboll, tërheqje litari , lojra zbavitëse për fëmijë etj. Gjithashtu gjatë ditës nuk do të mungojë muzika dhe atmosfera festive.
Ejani të festojmë së bashku.
Mbledhje Këshillit Bashkiak
Ju njoftojmë se ditën e Hënë, datë 24.04.2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!
Njoftim
Më datë 26.04.2017, ora 18.30 në Pallatin e Kulturës Roskovec do të jepet shfaqja “Emigrantët” nga trupa e teatrit Bylis Fier.
Biletat i gjeni pranë Pallatit të Kulturës nga data 20. 04. 2017 prej orës 8:00 – 16:00. Bileta koston 200 lekë.
Mos humbisni rastin për një shfaqje të bukur.
Jeni të mirëpritur.
MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK
Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 24.03.2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!
Njoftim
Njoftohen të gjithë ish-naftëtarët dhe naftëtarët e bashkisë Roskovec , se ditën e premte ora 14:00, në sallën e Pallatit të Kulturës, do të organizohet një takim për të dhënë shpjegimet e duhura si dhe më tepër informacion rreth “ Statusit të Naftëtarit”. Të pranishëm do të jenë Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Fier z. Andius Olldashi si dhe Drejtori i Albpetrol z. Endri Puka.
Jeni të gjithë të mirëpritur të bëheni pjesë e këtij takimi.