Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Njoftim për mbledhje!

Ju njoftojmë se ditën e martë , datë 26. 09. 2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

#Informohu!

#Mbledhja_e_muajit

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë , datë 23. 08. 2017 ora 15: 00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e  rradhës  e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

Njoftim për mbledhje

Njoftim për mbledhje!

Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 21. 07. 2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

#Informohu!

#Mbledhja_e_muajit

Pro barazisë gjinore, kundër dhunës në familje

Të premten, më datë 07.07. 2017, ora 10:30, pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës Roskovec, do të organizohet takimi sensibilizues më temë “ Pro barazisë gjinore, kundër dhunës në familje”, një bashkëpunim ky ndërmjet bashkisë Roskovec dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri.
Ju ftojmë të merrni pjesë!

Qendra Rinore

Ditën e enjte, më datë 6 korrik 2017 ora- 11:30, pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, do të organizohet një takim prezantues rreth krijimit të Qendrës Komunitare, Social. 
Një bashkëpunim midis bashkisë Roskovec ,Youth Act dhe IADSA
Ftojmë çdo të ri i cili do të ketë një informacion të mëtejshëm rreth çështjeve sociale si dhe problematikat e komunitetit në të cilin jetojmë!

Ju mirëpresim!

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 23. 06. 2017 ora 16: 30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja jashtë rradhe  e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

Mbledhje Këshillit Bashkiak

Ju njoftojmë se ditën e Hënë, datë 12. 06. 2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

 

Ftesë

Në serinë e tryezave ndërgjegjësuese të organizuara prej Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, PNUD dhe Ambasadës Suedeze, për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit shqiptar parë nga këndvështrimi gjinor, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me temë “ Të drejtat ekonomike, pronësore dhe familjare të grave në legjislacionin shqiptar”.
Data: 9 Qershor, ora 09:30-16:30, pranë ambienteve të “Pallatit të Kulturës” Roskovec, ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat e grupeve të ndryshme të interesit të bëhen pjesë.

Njoftim

Ditën e martë datë 06. 06. 2017, ora 19: 00 para Pallatit të Kulturës, Bashkia Roskovec organizon eventin kuturor- artistik EKSPOZITË E KOLONISË SË PIKTORËVE.
Piktorët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, do të ekspozojnë punimet e tyre. Një grup i kësaj kolonie do të ekspozojnë punimet e realizuara në pika që shërbejnë si atraksion turistik në territorin e bashkisë sonë.
Gjatë gjithë kohës që ekspozita do vizitohet nga komuniteti, një formacion muzikor do të interpretojë pjesë nga kopozitorë të huaj dhe vendas.
Jeni të ftuar të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj.

 

Praktikë Profesionale

Njoftohen të gjithë studentët dhe të rinjtë të cilët kanë mbaruar një prej programet e studimit Bachelor dhe janë të interesuar për të kryer praktikë profesionale pranë institucionit tonë gjatë muajve korrik-shtator 2017.
Të gjithë të interesuarit të paraqiten pranë zyrës së informacionit!