Muaji i Letërsisë
Muaji tetor është cilësuar nga Ministria e Kulturës si muaji i Letërsisë duke organizuar Fushatën Kombëtare të Leximit.
Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.
Në kuadër të muajit të Letërsisë, Biblioteka Publike Roskovec organizoi një aktivitet kulturor me temën “Fjala e Lirë”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, drejtuesit dhe disa mësues të shkollave të bashkisë Roskovec, nxënës të talentuar dhe sigurisht organizatorët e këtij aktiviteti z. Thoma Goga përgjegjës i Pallatit të Kulturës, z. Ervin Agaçi përgjegjës i sektorit të arsimit dhe punonjësja e bibliotekës znj. Eralda Duraj.
Emocione të mëdha transmetuan tek të pranishmit nxënësit me recitimet, interpretimet dhe krijimet e tyre.
Në kuadër të projektit të iniciuar nga bashkia Roskovec “ Dhuro një libër- Hap një dritare”, nxënësit dhe mësuesit dhuruan libra për bibliotekën e qytetit.
Këto projekte për të nxitur leximin bëhen më dëshirën për t’u sjell në vëmendje brezave të rinj kënaqësinë e të lexuarit libra.
Rruga e dijes është e gjatë dhe e vështirë, por ajo bëhet e bukur kur ke bashkudhëtar një mik të mirë e besnik “ LIBRIN”.
[lsvr_gallery images=”6275,6276,6277,6278,6279,6280,6281,6282,6283″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]