Lojrat Olimpike
Mes aktiviteteve të shumta të organizuara është përmbyllur sot Java Olimpike 2018, në shkollën “Alush Grepcka”, Roskovec. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, e cila mbajti një ligjëratë teorike ku prezantoi Lëvizjen Olimpike nëpër histori, prej themelimit deri në ditët e sotme.
Dhe, pas performancës praktike, nxënësve ju përcoll mesazhi për ringjalljen e Lëvizjes Olimpike dhe se qëllimi i festimit të Ditës Olimpike është promovimi i pjesëmarrjes së të gjithëve në sport, pavarësisht moshës, gjinisë dhe aftësive.
Krahas vrapimit, u organizuan edhe aktivitete tjera si promovimi i rëndësisë që gatimet e shtëpisë kanë për organizmin tonë, ashtu siç është shumë i rëndësishëm dhe aktiviteti fizik.
Sportistët e vegjël u falenderuan personalisht nga Kryebashkiakia e cila iu dha nga një çertifikatë për këto aktivietet që ata organizuan dhe mesazhin që ata perciellin tek çdo bashkëmoshatar i tyre.
[lsvr_gallery images=”8197,8198,8199,8200,8201,8202,8203,8204,8205,8206,8207″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]