Forcat zjarrëfikëse ndërhyjnë në shuarjen e zjarrit në Kuman
Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët, ditën e sotme, në fshatin Kuman.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe raportohet se nuk rrezikohen banesa.
Ndërkohë forcat zjarrëfikëse të Bashkisë Roskovec kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve të zjarrit .
Një falenderim sot për djemtë zjarrfikës të bashkisë, të cilët po punojnë me përkushtim të madh duke vënë në kontroll flakët e zjarrit për të minimizuar dëmet.[lsvr_gallery images=”10560,10561,10562,10563″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
0 Comments