Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Çlodhje

1 Qershor – Gëzojnë fëmijët

Dita e 1 Qershorit edhe në kopshtet e shkollat e Bashkisë Roskovec solli gëzim e hare. Që në orën 9 salla e Pallatit të Kulturës gumëzhiu nga zërat e gëzuar të fëmijëve të kopshteve të qytetit Roskovec.
Kurse në orën 11 kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI priti një grup fëmijësh, përfaqësues nga të gjitha shkollat e bashkisë. Fëmijët me tufa lulesh mbushën zyrën e kryetares e cila u rezervoi një pritje të ngrohtë. Në mesazhin e urimit zj. Majlinda uroi fëmijët me rastin e 1 Qershorit duke shprehur edhe dëshirën që jeta e tyre të jetë sa më e lumtur. Duke marrë nga një çokollatë fëmijët shprehnin e dëshirat e tyre. Dikush u ul edhe në karrigen e kryetares duke ndezur dëshirën që një ditë mund të bëhet edhe kryetar.
Pastaj disa foto zyrtare para bashkisë me të gjithe fëmijët dhe mësuesit që i shoqëronin.
Për disa nga fëmijët më të dalluar u shpërndanë çertifikata.

[lsvr_gallery images=”1710,1711,1712,1713,1714,1715,1716,1717,1718,1719,1720,1721,1722,1723,1724,1725,1726,1727,1728,1729,1730,1731,1732″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FESTA E ABETARE-S

Shkolla 9-vjeçare “7 Dëshmorët” Strum organizoi ditën e premte 6 maj 2016 në Pallatin e Kulturës Roskovec, një koncert të bukur artistik me titullin “Festa e Abetares”. Prindër, nxënës, mësues dhe të ftuar nga shkolla të tjera ndoqën me interes përformancën e bukur të klasës së parë që kishte përgatitur mësuesja e pasionuar Majlinda Hallanjaku. I pranishëm ishte dhe zëvendëskryetari i Bashkisë z. Afrim Plaka.
Nxënësit e kësaj klase, të veshur bukur dilnin në skenë të qeshur e të gëzuar. Në program kishte këngë, recitime, vallzime etj.. Ata transmetonin dashurinë për atdheun, prindërit, mësuesit. Drejtori i shkollës z. Gazmend Toska ishte kujdesur deri në detaje për mbarëvajtjen e këtij koncerti.
[lsvr_gallery images=”1319,1320,1321,1322,1323,1324,1325,1326,1327,1328,1329,1330,1331,1332″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FITUES I VENDIT TË 3-TË

Në kampionatin e volejbollit për djem midis gjimnazeve të organizuar në rang qarku që u zhvillua në Fier ditën e mërkurë datë 13 prill 2016, Bashkia e Roskovecit u përfaqësua me ekipin e gjimnazit “Didin Bishani” Kurjan. Ky ekip i përgatitur nga mësuesi i pasionuar i edukimit fizik Emiliano Kuka, kishte bërë një punë shumë të mirë. Në ceremoninë e hapjes të pranishmit i përshëndeti z. Shkëlqim Allkaj, Drejtor i Arsimit Rajonal. Sipas shortit, në takimin e parë gjimnazistët e Kurjanit patën përballë përfaqësuesit e Lushnjes. Setin e parë djemtë e Kurjanit e fituan me lehtësi. Edhe në setin e dytë siguruan një avantazh të thellë, por që nuk mund ta ruanin. Kështu u zhvillua seti final ku rivaliteti ishte i dukshëm dhe rezultati ishte i ngushtë. Në përfundim ekipi ynë e humbi takimin dhe u ndesh me përfaqësuesit e Patosit për vendin e tretë. Këtë takim gjimnazistët e Kurjanit e fituan lehtësisht duke marrë medaljen përkatëse.
Kupën e kampionatit e fituan gjimnazistët që përfaqësonin Lushnjen.
Serioziteti i ekipt tonë u duk edhe në faktin se në shoqërimin e djemve ishte drejtoresha e shkollës zj. Ermira Buzi dhe një pjesë e stafit pedagogjik. Nuk munguan edhe disa bashkëmoshatarë të tyre të shkollës.

[lsvr_gallery images=”1010,1009,1008,1001,1002,1003,1004,1005,1006,1007,1000,1011,1012,1013,1014″ items_per_row=”5″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KAMPIONATI I VOLEJBOLLIT

Ditën e martë më 29 mars 2016 në ambjentet sportive të gjimnazit “Adem Vrapi” Roskovec u zhvillua kampionati i volejbollit për meshkuj midis shkollave të mesme në Bashkinë e Roskovecit. Të tri gjimnazet; ai I Roskovecit, Kurjanit dhe gjimnazi jopublik “Goja e Artë” e kishin vlerësuar aktivitetin. Ky aktivitet që u ndoq me shumë interesim nga nxënës, mësues e përfaqësues të bashkisë.
I pranishëm ishte dhe zëvendëskryetari z. Afrim Plaka.
Të gjitha ndeshjet u karakterizuan nga rivaliteti i madh. Të tri skuadrat hynin në fushë për të fituar trofeun që ishte një kupë simbolike. Në përfundim skuadra më e mirë u shpall ajo e shkollës së mësme “Didin Bishani” Kurjan, e cila fitoi kupën e këtij kampionati.
[lsvr_gallery images=”935,936,937,938,939,940,941,942″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”] Emocionet e fitimit të trofeut në kampionatin e volejbollit midis gjimnazeve të Bashkisë Roskovec. Shkolla e mesme Kurjan FITUES

NJË GAZETË NË NGJEQAR?!

Mos u çudisni; është një gazetë e shkollës “Sabri Refiti” në Ngjeqar që u botua keto ditë. Ka titull të bukur MIMOZA. Është produkt i pasionit të mësueses së talentuar Hyrie Myftari-Juli. Autorët e shkrimeve janë vetë nxënësit e shkollës.
Në faqet e gazetës gjen jetën e fëmijëve, aktivitetet që zhvillojnë në shkollë, shqetësimet se rrjetet sociale po “gllabërojnë” të rinjtë, pasionet e fëmijëve, dëshirat për një jetë më të mirë e të tjera tema interesante.
Kështu që në numrin e saj të parë gazeta është bërë tribunë e mendimit të lirë.
Ja pra, që edhe në një fshat të largët hapet një dritare.
Le të jetë shëmbulli i mësuese Hyrie Myftari një shkëndi edhe për shkollat e tjera.
Njihuni edhe ju me gazetën “MIMOZA”

[lsvr_gallery images=”825″ items_per_row=”1″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

 

Facebook
Facebook