Bashkia
Njoftim për dëgjesë publike banorëve të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palëve të interesuara
Në bazë të ligiit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligji Nr 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18, të Rregullores së Keshillit Bashkiak për konsultimet publike,
Bashkia Roskovec ju njofton sipas grafikut të mëpshtëm do të realizohet kalendari i dëgjesave publike në të gjithë Njësitë Administrative për
Hartimin e “Buxhetit për vitin 2024”
Hartimin e “Paketes Fiskale për vitin 2024”
Për “Projekt-Buxhetin Afatmesëm 2024-2026”
Ftojmë të gjithë banorët në territorin e bashkisë, për të diskutuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Kliko linkun per “MIRATIMIN E PAKETËS FISKALE PËR VITIN 2024”
Kliko linkun per “MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË PARË TË PBA 2024-2026”
Takim në kuadër të projektit “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në
Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”
Në kuadër të projektit
“Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në
Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”, projekt i cili zbatohet nga
Bashkia Roskovec në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinancim nga
Bashkimi Europian.
Ditën e djeshme më datë 02/10/2023 në sallën e mbledhjeve u zhvillua një takim i përbashkët me stafin përgjegjës të projektit .
Në këtë takim ishte e pranishme Kryetarja e bashkisë znj.Majlinda Bufi, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe detaje të organizimit të aktivitetit të inagurimit në Qendrën Komunitare të rikonstruktuar më datë 27/10/2023 .
Në vijim të takimit realiziam dhe një inspektim në ambientet e shkollës “Didin Bishani” .
#BashkiaRoskovec
#SCiDEV
#BE
Thirrje për trajnues për kurse profesionale në Qendren Komunitare, Kurjan:
Thirrje për trajnues për kurse profesionale në Qendren Komunitare,Kurjan:
1. Parukeri
2. Berber
3. Estetist/e
4. Asistent Zyre
5. Marketing
6. Kamarier/e
Kandiditet e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë :
Jetëshkrim (CV) .
Çertifikatë të aftësive teknike/profesionale për kursin që shfaqin interes.
Njohuri dhe eksperiencë të mëparshme.
2-3 vjet përvojë në fushën përkatëse
Detyrat/përgjegjësitë:
Të përgatisë manualin e trajnimit për ciklin e plotë të kursit për të rinjtë/të rejat që shfaqin interes.
Të draftojë kalenderin mujor të punës
Të raportojë çdo muaj për punën e kryer dhe ecurinë e pjesëmarrësve të projekt menaxherja (preferohet ne gjuhen angleze)
Të jetë fleksibël për orarin e zhvillimit të kursit.
Të interesuarit t‘ë dorëzojnë dokumentat pranë zyrës së One Stop Shop
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të njësisë Administrative Kurjan,
Ju njoftojmë se në kuadër të projektit: “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan
për një qasje më të mirë në zhvillimin social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e skajuar”, projekt i cili zbatohet nga Bashkia Roskovec, në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian,do të ofrohen këto kurse kualifikimi:
1. Parukeri
2. Berber
3. Estetik
4. Asistent zyre
5. Marketing
6. Kurs për kamarier.
Kurset zyrtarisht do të fillojnë në muajin Nëntor 2023 dhe do të zhvillohen në Qendrën Komunitare pranë shkollës”
Kurjan.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin këto kurse të kontaktojnë me stafin e projektit në terren:
Durim Bakaj: + 355 69 2533987
Aleksander Sheme: + 355 69 2504283
Behar Shytia: + 355 69 22 81 210
Faleminderit per Bashkepunimin!