Dëgjesa Publike Vlosh
Vazhdojnë të zhvillohen dëgjesat publike me komunitetin për buxhetimin me pjesëmarrje për vitin 2018, sipas axhendës së publikuar.👍
Ditën e sotme u zhvillua takim me përfaqësues të komunitetit, fermerë dhe biznese të fshatit Vlosh, Njësia Administrative Kurjan. Të pranishëm në këtë dëgjesë ishin Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me stafin e Saj drejtues;
përfaqësues nga Këshilli Bashkiak z.Ardian Metohu , z.Kudret Kuka , z.Florand Kuka , si dhe kryetari i fshatit z. Gani Hoxha.
Qytetarët shprehën kërkesat e tyre për projektet, diskutuan mbi shqetësimet dhe nevojat e tyre.
Të gjitha kërkesat e mbajtura shënim do të shqyrtohen në një fazë të dytë për të përcaktuar prioritetet për secilin fshat.
[lsvr_gallery images=”6230,6231,6232,6233,6234,6235,6236,6237,6238″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]