Roskoveci në Bruksel: Bashkë për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme
Roskoveci në Bruksel | CAIC26
Nga Roskoveci në Bruksel, në kuadër të projektit Climate Pathways 4 Roskovec (CP4R), pjesë e programit Pathways2Resilience (P2R) – Horizon Europe, financuar nga Bashkimi Europian, vijojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për komunitetin.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, po merr pjesë në Climate Alliance International Conference 2026 (CAIC26), së bashku me përfaqësues të qyteteve dhe bashkive nga vende të ndryshme të Europës.
Gjatë këtyre ditëve në Bruksel, kemi pasur mundësinë të dëgjojmë eksperienca konkrete, të shkëmbejmë ide dhe të njihemi me zgjidhje të reja për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.
Pjesë e rëndësishme e programit ishte edhe Climate Alliance General Assembly 2026, si dhe vizita në Parlamentarium – Qendrën e Vizitorëve të Parlamentit Europian.
Për ne, takime të tilla marrin vlerë kur eksperiencat, njohuritë dhe kontaktet e krijuara shndërrohen në ide, partneritete dhe mundësi konkrete për Roskovecin.
Roskoveci ynë, gjithnjë e më pranë Europës.
#BashkiaRoskovec #MajlindaBufi #CAIC26 #CP4R #Pathways2Resilience #ClimateAlliance






0 Comments