Analiza e punës për 6-mujorin e parë të 2019-tës
Bashkia Roskovec zhvilloi ditën e djeshme analizën e punës për 6 mujorin e parë.
Në takimin e drejtuar nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, ishin drejtorë dhe përgjegjës të sektorëve të Bashkisë.
Materiali i analizës evidentoi punën e bërë për realizimin e detyrave të ngarkuara, treguesit kryesorë të arritur gjatë këtij viti, si dhe u përcaktuan synimet dhe objektivat kryesore për muajt në vijim.
Znj. Majlinda Bufi u shpreh se analiza duhet të shërbejë si motiv në përmirësimin e mëtejshëm të punës.
Gjithashtu gjatë takimit u theksua se takime të tilla të bëhen në mënyrë periodike duke vepruar në formën e fokus grupeve me agjenda të përcaktuara.
#Transparencë[lsvr_gallery images=”10316″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
#BashkiaRoskovec