78-vjetori i formimit të batalionit partizan “Tefik Lapani”
Dje në fshatin Suk-1 u përkujtua 78-vjetori i formimit të batalionit partizan “Tefik Lapani”.
Me këtë rast pranë lapidarit që i kushtohet kësaj ngjarjeje u zhvillua një ceremoni përkujtimore, në nderim të veprës dhe sakrificës së tyre .
Të pranishëm organizatore të ceremonisë Kryetar i Organizatës së Veteraneveve të rrethit Fier, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të Këshillit zonal Bashkia Roskovec, veterane dhe pasardhës veteranesh dhe familjare dëshmorësh, vendosën kurora me lule pranë lapidarit dhe theksuan se ngjarje të tilla do të jenë në qendër të historisë dhe do të përkujtohen gjithmonë me nderimet e merituara.
[lsvr_gallery images=”13745,13746,13747,13748,13749,13750,13751″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]