Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: February 12, 2021

Shpallje publike

Në bazë të pikës 2 të nenit 27 të Ligjit nr. 139/2015 „Për Vetqeverisjen vendore“; të shkronjës „c“ të pikës 5, të pikës 6 dhe 7, kreu I, të pikës 1, 2, 3 dhe 10 kreu II, si dhe kreu IV të Udhëzimit nr. 1 datë 18.07.2012 „Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara“, Urdhërit të Brendshëm të Kryetarit të Bashkisë Roskovec, nr. 165, datë 20.11.2020, „Për krijimin e Komisionit të qiradhënies së tokës bujqësore të pandarë“;
Bashkia Roskovec shpall procedurën e dhënies me qira të tokës bujqësore vetëm për shfrytëzimin e saj për veprimtari bujqësore, konkretisht:
– Pasurinë nr. 406/1, ZK 3196, qyteti Roskovec, me sipërfaqe 6 ha, (60000 m2).
Ftohen të gjithë të interesuarit (çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj) të depozitojnë kërkesat e tyre pranë Bashkisë Roskovec brenda datës 21.02.2021.
Çdo subjekt i cili kërkon të marrë me qira tokën bujqësore, të paraqesë pranë Bashkisë Roskovec:
1. Një kërkesë me shkrim drejtuar kryetarit të bashkisë Roskovec, ku të përfshihen edhe:
– Të dhënat e kërkuesit;
– Sipërfaqja dhe vendndodhja e tokës bujqësore, e cila kërkohet të merrt me qira, e identifikuar numrat kadastralë përkatës, të reflektuar në dokumentacionin e DAMT-së së Qarkut ose me numrin e pasurisë të reflektuar në dokumentacionin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme(ZVRPP);
– Afati i qirasë;
Referuar legjislacionit, tokat bujqësore të pandara jepen me qira për afate kohore, si më poshtë vijon:
a) deri në 10(dhjetë vjet), kur destinohen për kultivim të bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative.
b) Deri në 35(tridhjetë e pesë) vjet, kur destinohen:
• Për krijimin dhe kultivimin e vreshtave;
• Për krijim pemëtoresh me specie dru frutorë, mosha biologjike e të cilëve përkon me këtë kohëzgjatje kultivimi dhe me rentabilitet ekonomik;
• Për ndërtim serash e kultivim të bimëve në to;
• Për fidanishte.
c) Deri në 99(nëntëdhjetë e nëntë) vjet, kur destinohen:
• Për krijim ullishteje;
• Për krijim pemëtoreje me dru frutorë, si kulturat arrore dhe specie të tjera, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje.
– Veprimtaria bujqësore që do të zhvillohet mbi tokën e marrë me qira, duke përcaktuar kulturat bujqësore ose specie e bimëve me të cilat lidhet kjo veprimtari;
– Aspektet kryesore të teknologjisë që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, si dhe përpunimin e produkteve;
– Investimet kryesore mbi infrastrukturën(kullim, ujitje, sistemimin etj,), të shprehura në tregues, fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen e kultivimin e bimëve dhe me përpunimin e produkteve etj;
– Burimet e financimit që garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare;
– Ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve në bashkinë përkatëse;
– Propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit)
Referuar legjislacionit, çmimi dysheme i dhënies së tokës bujqësore me qira, nuk mund të jetë më i ulët se 6000(gjashtë mijë) lekë/ha, në një vit kalendarik.
2. Kërkesës i bashkëlidhet vërtetimi i lëshuar nga DAMT-ja e qarkut, ku tregohet kategoria e resursit të tokës bujqësore, siç rezulton në dokumentacionin kadastral, si dhe informacion për gjendjen e pronësisë së saj.
3. Gjithashtu kërkesës i bashkëlidhet dhe një plan i hollësishëm i zhvillimit të biznesit.
Për shpalljen e fituesit, procedura e garës për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të dorëzuara, do të zhvillohet në Bashkinë Roskovec në datën 03.02.2021, ora 10:00.
Në momentin e hapjes së kërkesë-ofertave mund të marrin pjesë edhe ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre, të pajisur me prokurë dhe dokument identifikimi.

Shkarko

Facebook
Facebook