Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Roskovec
-Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për Vetëqeverisjen Vendore”,Neni 17,53 i tij,njoftoheni se ditën e Premte datë 29.01.2021,ora 1400, në sallën e Këshillit ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak mbledhje e radhës.Lutemi të paraqiteni në mbledhje me maska.Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
- Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Dhjetor 2020.
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
- Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Dhjetor 2020.
- Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike,nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok-ndihmën për vitin 2021.
- Për anulim të VKB Nr.100 datë 30.12.2020 “Për miratimin për aplikim të Bashkisë Roskovec në partneritet me subjektin/subjektet privat përkatës,në programin “IPARD II”,thirrja III-të,të AZHBR-së.
- Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2020 (të korektuara).
- Diskutime dhe komente të qytetarëve.