Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: December 2020

Njoftim nr.2 për të dëmtuarit nga lëkundjet e tokës, Njësia Administrative Kuman.

Njoftohen të gjithë banorët e Njësisë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, që kanë emrin në listën e miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 911, datë 4.11.2020“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës”, të paraqiten nga data 05.01.2021 deri më date 15.01.2021,në e I(parë) të Bashkisë Roskovec, nëZyrën me Një Ndalesë (One Stop Shop),për të firmosur  Marrëveshjen Për kryerjen e pagesës sipas VKM Nr. 911/2020me bashkinë Roskovec për kalimin e pagesës përkatëse të dëmshpërblimit që do të mbulohet nga shoqëria Bankers Petroleum Albania LTD. (“Bankers”).
Në rastin kur personi që ka emrin në listë ka autorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit,për të lidhur marrëveshjen e mësipërme të paraqitet:

  • Përfaqësuesi i autorizuar me prokurë.

Në rastin kur personi që ka emrin në listë ka ndërruar jetë,për të lidhur marrëveshjen e mësipërme të paraqiten:

  • Trashëgimtari/ët ligjorë apo testamentar, nëse nuk kanë autorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit.
  • Përfaqësuesi i autorizuar me prokurë, nëse trashëgimtari/ët kanëautorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit.

Në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje duhet të keni me vete dokument identifikimi:

  • Kartë Identiteti.

Duke ju falenderuar për mirkuptimin
[lsvr_gallery images=”11924″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vijon trajnimi i stafeve në Qendrën e kujdesit ditor, PAK.

Vijojnë trajnimet intensive teorike dhe praktike në Qendrën e kujdesit ditor PAK.
Ndërthurim teorinë dhe praktikën për të ndërtuar kapacitete të mirëtrajnuara të stafeve që do të punojnë në qendër.
Ftojmë të gjithë prindërit të sjellin fëmijët e tyre me nevoja të vecanta për te marë shërbime në “Diagnozë zhvillimi mendor të fëmijës” dhe “Terapi Pedagogji Zhvillimi” në ambientet aq mikpritëse të qendrës së kujdesit ditor PAK
Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për përkushtim, vëmendje dhe angazhim në zhvillimin e tyre, disafish më shumë se një fëmijë që nuk i ka këto nevoja speciale, Bashkia Roskovec do të vërë së shpejti në dispozicion të këtyre fëmijëve qendrën e kujdesit ditor PAK.
Ky projekt implementohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ( ReLOad) me financim të Bashkisë Roskovec.
#BashkiaRoskovec
#societyForwardCenter
#QendraeKujdesitDitorPAK
#ReLOad
#SocietyForwardCenterAlbania[lsvr_gallery images=”11875,11877,11878″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Një lajm i mirë për tre familje të komunitetit Rom.

Një lajm i mirë 😀
➡️sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut :
Tre familje pjesë e komunitetit Romë , u bënë përfituese e strehimit social me Vendim të Këshillit të Bashkisë …
📍Prezantuar nga zj. Majlinda Bufi në konferencën : Strategjia e re e BE-së për Romët dhe lufta kundër formave specifike të racizmit ndaj Romëve dhe Egjyptianëve -antigypsizmit , në Shqipëri .
#PërmirësojmëjetënRespektojmëbashkëjetesën
#BashkiaRoskovec [lsvr_gallery images=”11809,11810,11811,11812″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJOFTIM

Shkarko

Lista emërore e familjeve me banesa të dëmtuara në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec dhe vlera përkatëse e dëmshpërblimit sipas VKM NR :911, datë 04.11.2020.
Për cdo ankesë, pyetje apo paqartësi që mund të keni, person kontakti është: znj.Zegjine Caushi,”Specialiste e Emergjencave Civile” në Bashkinë Roskovec, nr.tel: 0685386855, e-mail:Zegjine.Caushi@bashkiaroskovec.gov.al.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj !

Facebook
Facebook