Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 22, 2020

“Promovimi i turizmit rural në Bashkinë Roskovec”

Në kuadër të projektit mirëpritëm në qytetin tonë 10 operatorë turistikë.
Ky tur promovues hapi siparin e tij me një takim të ngrohtë dhe mikpritës me Kryetaren e Bashkisë Zj. Majlinda Bufi në sallën e mbledhjeve tanimë në Bashkinë e re, ku u dha një tablo e qartë për Roskovecin historikun, infrastrukturën, projektet dhe nismat e reja që Bashkia përqafon dhe mbështet gjithmonë.
Në fjalën e saj Zj. Bufi theksoi se zhvillimi i turizmit është një prioritet tjetër i Bashkisë dhe ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të Roskovecit me potencialet e tij turistike për të qenë pjesë e guidës kombëtare.
Ky tur e vazhdoi rrugëtimin e tij me Monumentin Kulturor të Pazarit të Roskovecit, Kënetën e Zezë dhe Kishën e Shën Gjergjit në Strum, për të vazhduar me një vizitë në një nga fabrikat e vajit të ullirit në Kurjan.Pikërisht në Kurjan në kodrën më të lartë të tij midis ullinjve ndodhet kisha bizantine e “Shën Kollit” ndërthurur me bukurinë e liqenit të Kurjanit. Mes kishave mesjetare dhe ullinjve, grupi shijoi një drekë të këndshme, me gatimet e pasura dhe tradicionale të zonës, për të vazhduar më tej me “Bukuroshen e Strumit” simbolin e vajzës myzeqare.
Turi promovues u përmbyll me vizitën në fshatin Luar, pjesë e programit “100 fshatrat”.
Roskoveci ky vendbanim i hershëm në kryqëzimin e tre qyteteve të lashta dhe të rrugës Egnatia mbart në vetvete dëshmi të kulturës materiale dhe jo vetëm.
Një falenderim i veçantë shkon për organizatorët e projektit dhe operatorët turistikë për këtë tur promovues.
#bashkiaroskovec
#NewBridges
#visitroskovec
#NationalAssociationTouristGuidesAlbania [lsvr_gallery images=”11863,11862″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”11861″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook