Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: September 29, 2020

Mbledhja e Këshillit bashkiak për muajin Shtator.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua këtë herë në sallën të posaçme , në ambientet e Bashkisë së re.
✅ Me një infrastrukturë ndryshe , mundësuar pjesëmarrjen më të gjërë të qytetarëve , si dhe duke përmirësuar dukshëm transparencën ndaj tyre.
✅Ndërtimi i godinës së Bashkisë është një nga këto vendime, pasi i ofron qytetarëve të gjitha shërbimet në një ambient , duke përmirësuar cilësinë e tyre dhe shkurtimin e kohës në dhënien e shërbimeve.
👉Në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak u diskutuan dhe miratuan vendimet si më poshtë:
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Gusht 2020.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Gusht 2020.
5. Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste.
6. Për ndryshim dhe disa shtesa në Vendimin Nr.105 datë 22.11.2019 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2020”
7. Për anulim të pjesshëm të VKB Nr.52 datë 29.06.2020 dhe VKB Nr.27 datë 27.04.2020.
8. Për një ndryshim në vendimin Nr.61 datë 28.07.2020 “Për dhënien me qira të truallit për tu përdorur për qëllime kulturore,arsimore dhe sportive”.
9. Për miratimin e planit të menaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta urbane dhe studimit të fizibilitetit për “Stacion transferimi të mbetjeve në Bashkinë Roskovec”.
10. Për miratim fondesh shtesë në buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2020.
11. Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pronave nga shoqëria aksionere “Alpetrol” në pronësi të Bashkisë Roskovec.
12. Për miratimin e Formularit Tip për paraqitjen e kërkesave,për cdo program social strehimi.
13. Informacion mbi ndërtimin e Memorialit,Roskovec.
14. Diskutime dhe komente të qytetarëve.[lsvr_gallery images=”11746,11747,11748,11749″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook