Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: June 2016

SHUMË GOLA, SHUMË EMOCIONE

Sot ditën e shtunë datë 18 qershor u zhvillua ndeshja e futbollit midis ekipit të Roskovecit dhe atij të Kumanit. Interesim i madh për këtë takim. Të dy ekipit i kanë vlerësuar me seriozitet këto takime. Loja u zhvillua korrekte. Në përfundim Roskoveci fiton me rezultatin 4-2.
Tani kur kanë mbetur edhe 2 takime Roskoveci kryeson me 6 pikë, i ndjekur nga Suku me 4 pikë po me një ndeshje më pak , Kurjani me 1 dhe Kumani me O pikë.
Fotoreportazhi sjell emocionet nga takimi i ditës së sotme.

 [lsvr_gallery images=”1938,1939,1940,1941,1942,1943,1944,1945,1946,1947,1948,1949,1950,1951,1952,1953,1954,1955,1956″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TRAJNIM PËR ROLIN E GRAVE NË VENDIMMARRJE

Sot në ambjentet e Bibliotekës së qytetit Roskovec u zhvillua trajnimi për fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrjen lokale. Në të njëjtën kohë synohet edhe mundësia për t’i pajisur gratë me me aftësi të reja në funksion të inisiativave politikëbërëse dhe vendimmarrje.
Në këtë trajnim merrnin pjesë gra të zgjedhura këshilltare, biznesmene të bashkive Roskovec dhe Patos.
Aktivitetin e përshëndeti edhe kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI.
[lsvr_gallery images=”1921,1922,1923,1924,1925,1926,1927,1928,1929,1930,1931,1932,1933,1934″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SOT NË PRITJEN E QYTETARËVE

Si çdo ditë të enjte edhe sot ishte pritje zyrtare për qytetarët. Ndryshe nga herët e tjera pritja këtë radhë kishte një veçanti; u zhvillua në sportelet e shërbimit të komunitetit në Bashkinë tonë. Ishte vetë kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila priste në sportele qytetarët për problemet që ata parashtronin. Një mënyrë e tillë pritjeje e zbret lidershipin e bashkisë sa më pranë qytetarit.
Pavarësisht se dita e enjte është zyrtarisht ditë e pritjes, edhe në ditët e tjera zyrat e bashkisë janë të hapura për komunitetin.
 

FILLOI NDËRTIMI I UNAZËS

Lajmi i mirë për ndërtimin e unazës së qytetit ka disa ditë që qarkullon. Kurse dje dhe sot ka filluar puna në terren. Janë orët e para dhe makineritë po kryejnë punimet. Kjo unazë që fillon në kryqëzimin në hyrje të qytetit prsanë fushës së sportit dhe mbaron pranë spitalit dhe bashkohet me rrugën Fier-Berat.
Ndërtimin e kësaj unaze e ka marrë përsipër firma “Boshnjaku-B”.
Ja disa pamje nga fillimi i punimeve.
[lsvr_gallery images=”1901,1902,1903,1904,1905,1906″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ME RITME TË LARTA

Puna për sistemimin e rrugës Roskovec – Kuman vazhdon me ritme të larta. Pas përfundimit të trotuarit nga njëri kreh, tani po punohet dhe rregullimin e trotuarit në krahun tjetër.
Pjesë e projektit për sistemimin me parametra bashkëkohor të kësaj rruge, është dhe veshja me beton dhe me bordura anësore të kanalit që vjen nga Kumani. Përveç efektivitetit që sjellin, këto punime shtojnë sigurinë e qarkullimit dhe mënjanojnë aksidentet.
Po sot filloi dhe puna për ndërtimin e rrotondos në kryqëzimin tek hyrja e qytetit që është pjesë e projektit të këtij segmenti rrugor.
[lsvr_gallery images=”1876,1877,1878,1879,1880,1881,1882,1883,1884,1885,1886,1887,1888,1889,1890,1891,1892,1893,1894,1895,1896,1897,1898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PËRGATITJE SERIOZE, VLERËSIME DINJITOZE

1- Në Konkursin Shkencor organizuar nga Institucioni Arsimor Jopublik “Flatrat e dijes“ mori pjesë dhe shkolla “Alush Grepcka”. Në këtë konkurs kjo shkollë u përfaqësua denjësisht me nxënës të ciklit të lartë.
U dalluan nxenësit:
1- Lorenco Demaj që fitoi vendin e tretë në rreth, ndër klasat e shtata, me bursë të plotë.
2- Anjeza Hatillari
3- Adela Shpata
4- Migel Çepele
2- Në Konkursin Shkencor me temë ”Unë në botën e shkencës” organizuar nga shkolla “Numani” me miratimin nga D A R Fier midis shkollave publike të qytetit, shkolla “Alush Grepcka” ka marrë “ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE”, duke arritur rezultate shumë të mira.
3- Një tjetër vlerësim shkolla “Alush Grepcka” ka marrë nga Qëndra Sociale Murialdo. Kjo çertifikatë është dhënë si shenjë mirënjohje për korrektësinë, seriozitetin dhe kreativitetin e shkollës, për aktivizimin e fëmijëve gjatë aktivitetit ”Një botë shumëkulturore” kushtuar 8 Prillit ditës NDËRKOMBËTARE TË ROMËVE që u zhvillua në datat 7-8 prill 2016 pranë Qëndrës Sociale Murialdo ,Fier.
Për këtë arritje falenderojmë nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle për përgatitjen serioze që kanë bërë gjatë gjithë vitit shkollor.
Urojmë që rezultate të tilla të bëhen traditë në këtë shkollë duke i rritur vlerat e këtij qyteti arsimdashës.
Suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësuesve!

[lsvr_gallery images=”1871,1872,1873″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ROSKOVECI – KUMANI

Të shtunën më datë 18 qershor, ora 18.oo në fushën e futbollit Roskovec do të zhvillohet ndeshja e futbollit ROSKOVECI – KUMANI. Ky ndryshim i kalendarit erdhi pas vrejtjeve që bëri ekipi i Strumit që ka luajtur 2 ndeshje radhë. Gjithashtu për shkak të temperaturave të larta që parashikohen, edhe orari i ndeshjes u spostua me 1 orë.
[lsvr_gallery images=”1867,1868″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TAKIM ME TE RINJ

Ditën e premte më datë 10.06.2016, në Biblotekën e qytetit u zhvillua takimi me grupin e lexuesve të organizuar nga OSBE . Është një projekt për të rinjtë, që synon rritjen e interest të tyre ndaj leximit si dhe për të qenë pjesë aktive e shoqerisë civile dhe pjesë e debateve publike të komunitetit. Në këtë organizim morrën pjesë nxënës të shkollës së mesme“ Adem Vrapi” Roskovec.
U trajtuan temat të ndryshme si:
– sa miqësorë janë të rinjtë me librin,
– sa të lirë janë ata të shprehin mendimet e tyre ,
– sa pjësëmarrës janë ata në lëvizjet e shoqërisë civile ,
– si të përgatiten për të ardhmen e tyre,
– si ti qendrojnë fort ideve të tyre.

Ky projekt u organizua nga “Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimin ne Europë” me lektor Astrit Basha si dhe kordinatore e projektit Ronada Hoxha.
[lsvr_gallery images=”1855,1856,1857,1858,1859,1860,1861,1862,1863,1864″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MBLEDHJE E HAPUR E KESHILLIT BASHKIAK

Siç ishte bërë e ditur edhe përmes njoftimeve mediatike, sot më datë 13.6.2016 u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe shumë qytetarë.
Sipas rendit të ditës, në fillim dy anëtarë të rinj të këshillit Bashkiak bënë betimin. Rudina Patozi dhe Florjan Kuka. Pastaj u vijua me disa ndryshime në buxhetin e bashkisë si dhe me miratimin e programit buxhetor afatmesëm.
Pikat më interesante jo vetëm për këshilltarët, por edhe për banorët ishte ajo e projekt-rehabilitimit urban i tre blloqeve të qytetit.
Të shfaqura edhe përmes videoprojektorit, u bënë të qarta sistemimi i tyre sipas projekteve përkatëse. Para se të fillonte shpjegimet e duhura, kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI bëri të ditur lajmin e mirë se është miratuar fondi për fillimin e punimeve të unazës së qytetit. Më pas u kalua hap pas hapi në shpjegimet për secilën zonë e bllok. Gjithashtu me interes ishte edhe projekti i Bankes Botërore për rehabilitimin e skemave ujitëse në territorin e bashkisë sonë.
Shumë qytetarë bënë pyetje dhe shprehën interesin e tyre për këto projekte.
[lsvr_gallery images=”1845,1846,1847,1848,1849,1850,1851,1852″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FUTBOLL DHE EMOCION

Sot më datë 10 qershor 2016 në orën 17.oo në fushën e bukur të Sukut u zhvillua ndeshja e radhës midis ekipit të Njësisë Administrative Strum dhe atij të Kurjanit. Interesimi i madh për këtë ndeshje u shoqërua edhe me lojën e bukur të të dy ekipeve. Spektakël në lojë, por dhe me gola. Plot 8 gola e bënë edhe më të bukur lojën. Rezultati përfundimtar 4-4. Gjatë gjithë lojës nuk pati asnjë problem. U duatrokitën edhe gjyqtarët me kryesor Kreshnik Cjapi. Fotoreportazhi sjell pamje dhe emocione nga kjo ndeshje.
Në këtë mënyrë ekipi i Strumit kryeson klasifikimin me 4 pikë, ndjekur nga Roskoveci me 3, Kurjani me 1 dhe Kumani me O pikë.
Takimi i radhës është Roskoveci – Strumi, të shtunën e ardhshme
[lsvr_gallery images=”1840,1839,1838,1837,1836,1835,1834,1833,1832,1831,1830,1829,1828,1827,1826,1825,1824,1823,1822,1821,1820,1819,1818,1817″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook