Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se diten e premte më datë 21.02.2020, pranë ambienteve të Sallës së Këshillit Bashkiak (Kinemaja), ora 12:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në kuadër të prezantimit dhe diskutimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec.

Ky takim ka si qëllimin kryesor bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve të cilat do të shërbejnë për ndryshimine Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec,nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë çdo banorë të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palët e interesuara të bëhen pjesë e kësaj dëgjese duke garantuar një proçes transparent dhe gjithëpërfshirës!
Për çdo të interesuar i cili kërkon të njihet me materialin mund të paraqitet pranë zyrës së Informacionit të Bashkisë Roskovec.
#PlaniPërgjithshëmVendor
#BashkiaRoskovec

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).