NJË FESTË DHE NJË LOGO
Komisioni i ngritur për simbolet e Bashkisë Roskovec, pati detyrimin ligjor për të diskutuar propozimet lidhur me dy moment të rëndësishme; për caktimin e ditës së festës dhe për logon e Bashkisë Roskovec.
Ky komision, në përbërje të të cilit bënin pjesë historianë, veteranë, intelektualë si dhe përfaqësues nga spektri politik, me përgjegjësi dhe profesionalizëm diskutoi e paraqiti për vendimmarrje deklaratën përfundimtare.
Mbi këtë deklaratë Këshilli Bashkiak vendosi që:
– Data 24 Korrik të shpallet dita e Festës së Bashkisë Roskovec.
– Të pranojë si logo më të mirë atë që u përzgjodh dhe u punua nga specialistët e kësaj fushe.
Të gjitha materialet që shoqëruan rrugën e ndjekur për të arritur deri në vendimmarrje, u vendosën në një dosje e cila në mënyrë simbolike u dorëzua dje tek kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi.
Në takimin zyrtar të organizuar me këtë rast morën pjesë përfaqësuesit e këtij komisioni; zotërinjtë Maksim Zarka, kryetar i shoqatës “MYZEQEJA”, Ilirjan Gjika historian dhe Thoma Goga, Drej. Kulturës, Artit dhe Sportit në bashkinë tonë.