Ditën e sotme, pranë ambienteve të Njësisë Administrative Kuman u zhvillua dëgjesa publike me temën “ Studimi i ndotjes të fshatit Marinëz”. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Krye administratori z. Kadri Hyska, N/ Kryetari z. Isa Hoxha, përfaqësues nga Drejtoria e Shëndetit Publik znj. Nevila Shuke, përfaqësues të shoqërisë civile “Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”, “Shoqata për Mbrojtjen e Komunitetit të Marinëz”, përfaqësuesja e Avokatit të Popullit Fier znj. Laureta Roshi, Kryeplaku i fshatit Marinëz z. Haxhi Ruko dhe të pranishëm nga komuniteti.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të cilat lidhen me problemet mjedisore aktuale të fshatit Marinëz, të cilat konsistojnë në:
– Problemet e ujit të pijshëm
– Ndotjen e ajrit
– Ndotjen e tokës
– Ndotjen akustike
Një lajm i shumëpritur ishte dhe rezultati pozitiv, brenda të gjitha normave të lejuara, nga analizat laboratorike të bëra nga uji i pusit në Marinëz.
Gjithashtu gjatë takimit u bë prezantimi i materialit për ndotjen e ambientit nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit.

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).