Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Këshilli Bashkiak Roskovec miratoi vendim “Për masat penalizuese për kondravajtjet administrative”

Këshilli Bashkiak Roskovec miratoi vendim nr. 3, datë 21.01.2016 “Për masat penalizuese për kondravajtjet administrative”.
Sipas këtij vendimi që bazohet në legjislacionin tonë, të gjitha dëmet e shkaktuara si; dëmtim, çarje dhe ndotje rruge, trotuari, dëmtim e vjedhje te kapakeve te pusetave, dëmtim i shtyllave dhe ndiçuesave, përdorimi i shtyllave për reklama, dëmtim i pemëve dekorative, i fasadës së qytetit, zënie e rrugëve publike, rrugëve të parcelave, kanaleve të dyta e të treta, hedhja e mbeturinave e materialeve inerte jashtë vendit të përcaktuar etj. do të penalizohen me gjoba për kondravajtje administrative.
Qëllimi i këtyre masave është zhdëmtimi i pronës publike dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për respektimin e rregullit dhe ligjit në jetën e përditshme.
Qytetarë!
Mos harroni se për çdo shkelje administrative gjoba është e pashmangshme.

Facebook
Facebook