Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

DITA E GJUHËVE EUROPIANE

Shkolla e Gjuhëve të Huaja në Roskovec me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, me rastin e Ditës së Gjuhëve Europiane, organizon disa veprimtari më datë 26 shtator 2016. Veprimtaria fillon në orën 10 -10.30 me sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër qytetin. Punonjës të administratës dhe intelektualë do të shpërndahen nëpër rrugët e qytetit.
Në orën 12.oo në Pallatin e Kulturës Roskovec fillon koncerti artistik në të cilin do të vijojë dhurimi i librave në kuadër të projektit “Dhuro një libër-hap një dritare”.
Ejani dhe bëhuni pjesëmarrës në këto veprimtari. Jeni të mirëpritur.

Facebook
Facebook