Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftim për mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Roskovec
-Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për Vetëqeverisjen Vendore”, Neni 17,53 i tij, njoftoheni se ditën e Mërkurë datë 31.03.2021,ora 12:00, në sallën e Këshillit, organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak mbledhje e radhës.Lutemi të paraqiteni në mbledhje me maska.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Shkurt 2021.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4. Informacion mbi pyetësorin për transparencën e Këshillit Bashkiak gjatë vitit 2020.
5. Për miratimin e raportit të punës së Këshillit të Bashkisë Roskovec për vitin 2020.
6. Për miratimin e raportit të transparencës për vendimmarrje i Këshillit të Bashkisë Roskovec për vitin 2020.
7. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-28 Shkurt 2021.
8. Për miratimin e rregullores “Për ngritjen, funksionimin dhe ndërveprimin e Strukturave Komunitare në Bashkinë Roskovec”.
9. Për disa shtesa në Vendimin Nr.88 datë 22.11.2020 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021”.
10. Për një ndryshim në shpronësimin, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private,që preken nga projekti “Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Roskovecit”.
11. Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm 2022-2024.
12. Për një ndryshim në listën përfundimtare të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore,që janë në territorin e Bashkisë Roskovec, të miratuar me VKM Nr.770 datë 24.09.2010.
13. Për ndërtimin e rrugës lidhëse ndërmjet rrugës së liqenit dhe rrugës Qemal Jano, Roskovec.
14. Informacion mbi raportin e monitorimit të 4-mujorit të III viti 2020.
15. Diskutime dhe komente të qytetarëve.

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x