Mbledhja e Këshillit Bashkiak, muaji Prill
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Prill.
Në rend dite u miratuan vendimet si më poshtë:
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Mars dhe Prill 2021.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Mars 2021.
5. Për mbarimin para kohe të mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Roskovec.
6. Për anulim të Vendimit Nr.17 datë 31.03.2021 “Për miratimin e rregullores për ngritjen, funksionimin dhe ndërveprimin e Strukturave Komunitare në Bashkinë Roskovec” dhe anulim të Vendimit Nr.18 datë 31.03.2021 “Për disa shtesa në Vendimin Nr.88 datë 22.11.2020 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021”.
7. Për miratimin e rregullores “Për ngritjen,funksionimin dhe ndërveprimin e Strukturave Komunitare në Bashkinë Roskovec”.
8. Për disa shtesa në Vendimin Nr.88 datë 22.11.2020 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021”.
9. Për miratimin dhe transferim fondesh në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
10. Diskutime dhe komente të qytetarëve[lsvr_gallery images=”13195,13196,13197,13198″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]