Konferenca e Parë Zgjedhore e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut
Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës u organizua Konferenca e Parë Zgjedhore e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut (OKDA). Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të familjeve të veteranëve dhe dëshmorëve, të deleguar të Kryesisë së Përgjithshme të OKDA, përfaqësues nga bashkia dhe prefektura.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i OKDA Fier z. Sokrat Ikonomi dhe më pas fjalën e mori i deleguari i Kryesisë së Përgjithshe të OKDA-së z. Todi Bozo dhe përfaqësuesi i prefekturës z. Maksim Goga. Qellimi i këtij takimi ishte krijimi i strukturave drejtuese të degës së re të OKDA-së.
Në mënyrë unanime antarësia dhe drejtuesit e pushtetit vendor propozuan si drejtues të Kryesisë z. Thoma Goga, N/ kryetar z. Agur Xhafa dhe z. Kasem Ruko dhe sekretar z. Gëzim Goga.
Të zgjedhurëve i urojmë suksese në detyrën e tyre të re.
[lsvr_gallery images=”5919,5920,5921,5922,5923,5924″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]