Kampionati volejbollit për djem

Në kampionatin e volejbollit për djem midis gjimnazeve të organizuar në rang qarku që u zhvillua në Fier ditën e mërkurë datë 13 prill 2016, Bashkia e Roskovecit u përfaqësua me ekipin e gjimnazit “Didin Bishani” Kurjan. Ky ekip i përgatitur nga mësuesi i pasionuar i edukimit fizik Emiliano Kuka, kishte bërë një punë shumë të mirë. Në ceremoninë e hapjes të pranishmit i përshëndeti z. Shkëlqim Allkaj, Drejtor i Arsimit Rajonal. Sipas shortit, në takimin e parë gjimnazistët e Kurjanit patën përballë përfaqësuesit e Lushnjes. Setin e parë djemtë e Kurjanit e fituan me lehtësi. Edhe në setin e dytë siguruan një avantazh të thellë, por që nuk mund ta ruanin. Kështu u zhvillua seti final ku rivaliteti ishte i dukshëm dhe rezultati ishte i ngushtë. Në përfundim ekipi ynë e humbi takimin dhe u ndesh me përfaqësuesit e Patosit për vendin e tretë. Këtë takim gjimnazistët e Kurjanit e fituan lehtësisht duke marrë medaljen përkatëse.
Kupën e kampionatit e fituan gjimnazistët që përfaqësonin Lushnjen.
Serioziteti i ekipt tonë u duk edhe në faktin se në shoqërimin e djemve ishte drejtoresha e shkollës zj. Ermira Buzi dhe një pjesë e stafit pedagogjik. Nuk munguan edhe disa bashkëmoshatarë të tyre të shkollës.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).