Happy Halloween Day në Roskovec
Sot Roskoveci nuk ishte njësoj si ditët e tjera.
Fëmijë të veshur dhe maskuar frikshëm dolën në qytet.
Pavarësisht origjinës së festës së Halloween ajo është bërë pjesë e traditës festive të shumë vendeve në botë dhe prej vitesh festohet edhe në Shqipëri, tashmë dhe në Roskovec.
Ishte Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, e cila shoqëroi këta të rinjë e të reja për të sjell atmosferën e frikshme në qytet.
Pa dyshim, ky aktivitet ngjalli kuriozitet tek të gjithë njerëzit pasi është e veshur nga një dozë misteri.
Të veshur frikshëm të rinjtë trokitën në shtëpi të ndryshme për të kërkuar ëmbëlsira dhe karamele.
Çdo festë është një rast për të qenë së bashku, fëmijët, të rinjtë, prindërit, të gjithë.
[lsvr_gallery images=”9526,9527,9528,9529,9530,9531,9532,9533,9534,9535,9536,9537,9538,9539″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
0 Comments