Thuaji ndal dhunës në familje!
Thuaji ndal dhunës në familje!
Kjo ishte tema e takimit të sotëm në ambientet e Pallatit të Kulturës. Dhuna në marrdhëniet familjare nuk është një çështje private që i përket vetëm familjes, ajo është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë. Për këtë arsye është ngritur dhe funksionon pranë Bashkisë Roskovec, Reagimi i Koordinuar i Komunitetit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD. Projekti synon të sjellë parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje përmes organizimit të aktiviteteve : Takime të Komunitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje, takime të ekipit teknik multidisiplinar për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec, transport falas për në strehëzën kombëtare për viktimat e dhunës, paketa ushqimore emergjente, mbështetje psikologjike dhe ligjore, trajnime për anëtarët e ekipit teknik multidisiplinar, aktivitete ndërgjegjësuese për komunitetin. Aktiviteti u nda në dy pjesë. Takimi i parë ishte me strukturat drejtuese të grupit teknik të ngritur pranë Bashkisë Roskovec. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi e cila i uroj mirëserdhjen të gjithë të pranishmëve dhe shpjegoi rëndësinë e mirëfunksionimit të këtij grupi teknik. Të pranishëm Znj. Limya Eltayeb Drejtoresha e PNUD, Znj. Etleva Sheshi përfaqësuesja e Ministrisë së Mirëqënjes Sociale dhe Rinisë, Përgjegjëse e Sektorit të Barazisë Gjinore, ekspertja e PNUD kundër dhunës ndaj gruas znj. Aurela Bozo, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Fier z. Shkëlqim Allkaj, përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit Fier, përfaqësues të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, përfaqësues të Zyrës së Punësimit, përfaqësues të Qendrës Shëndetësore Roskovec, përfaqësues të Stacionit të Policisë Roskovec, përfaqësues të Zyrës së Punës Fier, përfaqësues të Dhomës së Avokatisë Fier, përfaqësues të Prokurorisë së Rrethit Fier dhe znj. Elfrida Goga Koordinatore vendore kundër dhunës në familje, Bashkia Roskovec. Në këtë takim u diskutua dhe u dhanë sygjerime se si kjo strukturë të funksionoj dhe të jetë sa më efektive.
Pjesa e dytë ishte takimi sensibilizues me komunitetin gjatë të cilit u zhvillua një bashkëbisedim më përfaqësuesit e sipër përmendur.
[lsvr_gallery images=”4123,4124,4125,4126,4127,4128,4129,4130,4131,4132″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]