Takim informativ me anëtarët e Këshillit Bashkiak, mbështetur nga projekti “Bashki të Forta”.
Në kuadër të përpjekjeve për të asistuar njësitë vendore partnere në lidhje me rritjen e kapaciteteve të Këshillave Vendor, Projekti i SDC/Helvetas, “Bashki të Forta” organizoi sot takimin informativ me anëtarë të Këshillit Bashkiak Roskovec, që kishte si fokus kryesor proçesin e Konsultimit me publikun me objektiv në organizimin e Konsultimeve Publike me qytetar, grupe interesi dhe shoqërinë civile për Projekt-buxhetin 2022-2024. Takimi u realizua në formën e një diskutimi duke u bazuar edhe tek Instumentat ndihmës që janë hartuar me asistencën e Projektit “Bashki të Forta” si sondazhi dhe “Buxheti Interaktiv”, dokumente që tashmë janë publikuar në faqen e Website-it të Bashkisë Roskovec.
#këshillibashkiak
#Bashkiteforta
#BashkiaRoskovec