NJERIU I VITIT 2016
“ Njeriu i Vitit 2016” është një nga aktivitetet e organizuara për herë të parë nga Bashkia Roskovec. Një iniciativ kjo e Kryetares së Bashkisë Znj. Majlinda Bufi, jo vetëm për të identifikuar profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme por dhe një traditë kulturore e cila do i shërbejë shoqërisë dhe gjithë komunitetit për të marr shëmbull. Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës, “Njeriu i Vitit 2016″ ka marrë formën e tij zyrtare në një ceremoni të ndarjes së çmimeve por edhe aktiviteti kulturoro-artistik. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi e cila falenderoi të gjithë të pranishmit, uroi fituesit dhe shprehu se ky aktivitet për evidentimin e më të dalluarëve përmes titullit simbolik “Njeriu i Vitit” do të jetë një shëmbull i mirë suksesi dhe për vitet në vazhdim. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i programit USAID z. Kevin McLaughlin, Prefekti i qarkut Fier z. Xhevit Bushaj, Deputetja znj. Antoneta Dhima, Kryetarja e Bashkisë Patos znj. Rajmonda Balili dhe gazetarja znj. Alma Çupi. Salla ishte e mbushur me banorë të Bashkisë të cilët e ndoqën me interest të madh këtë aktivitet që u zhillua për herë të parë. Më të veçantë këtë ceremoni e bënë prezenca e aktorëve të njohur znj. Hajrie Rondo, z.Fatmir Xhelili dhe z.Astrit Hasani të cilët me recitimet e tyre siç vetëm ata dinë, i emocionuan të gjithë të pranishmit..
Gjatë ceremonisë u ndan çmimet për 10 profesionistët më të spikatur të Bashkisë të cilët dolën fitues nga votimi i komunitetit. Gjithashtu u shpërndan dhe çertifikate mirënjohje për aktoren Hajrie Rondo , gazetaren Alma Cupi si dhe për mësuesen Dafina Goga pas vdekjes.
Një aktivitet ky për të nxjerr në pah vlerat njerëzore.
[lsvr_gallery images=”4135,4136,4137,4138,4139,4140,4141,4142″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]