Sot është 7 Marsi Festa e Mësuesit, por është dhe festa jonë. Ndërsa nesër është 8 Marsi, Festa e nënave, motrave tona. Dy festa që meritojnë respektin tonë. Megjithë shiun dhe temperaturat e ulta, nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec nuk e ndalën hovin e tyre drejt skenës së Pallatit të Kulturës. Në sytë e të gjithëve “lexohej” vetëm një mesazh: të përshëndesin nga zemra mësuesit, nënëat dhe motrat e tyre.
Pas përshëndetjes nga zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Afrim Plaka, filloi koncerti nën ritmin e aerobisë nga shkolla “Alush Grepcka”. Pastaj një këngë që ka fituar çmimin e dytë në festivalin e Beratit. “Nëna Shqipëri”, këndon Armela Hajdini nxënëse në shkollën e Velmishit, teksti e muzika Edmond Çobo mësues në këtë shkollë.
Nga shkolla e Ngjeqarit vjen një recitim dhe një surprizë; nën drejtimin e mësueses së pasionuar Juli Myftari doli gazeta “Mimozat”, një tribunë më shumë për talentet e rinj.
“Ju fal këngën time”-kështu titullohet kënga që sjellin nxënësit e shkollës Marinëz. Nga shkolla e Vidhishtës vjen Katerina Kanani me këngën “E dua lumturinë”. Shkolla e gjuhëve të huaja përshëndeti me një recitim në gjuhën angleze.
Shkolla e Sukut- 2 dhe ajo e Kumanit sollën kërcime ritmike. Një tjetër talent nga shkolla e mesme Kurjan; Inis Buzi me zërin e mrekullueshëm dhe kënga “O madhër”
Në skenë nxënësja nga shkolla “Alush Grepcka” Kloaudia Isufaj me një këngë në gjuhën angleze “Girl On” na kujtoi se është një tjetër talent që dueht vlerësuar.
Nga shkolla “Adem Vrapi” gjimnazistja Erolina Hajdini në këngën “Kyçe zemrën”, ndezi atmosferën festive.
“Kuq e zi janë ngjyrat tona”që sollën nxënësit e shkollës Strum duke na bërë edhe më krenarë se “Kuq e zi” jemi të gjithë.
Është vendi të falenderojmë gjithë drejtuesit dhe udhëheqësit artistik të shkollave për kontributin e tyre në koncertet që zhvillojmë.
[lsvr_gallery images=”800,801,802,803,804,805,806,807,808,809,810,811″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]