Promovimi i Transparencës në Buxhetim në Nivel Lokal nëpërmjet Auditimit Social
Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua trajnimi për Promovimin e Transparencës në Buxhetimin në Nivel Lokal nëpërmjet Auditimit Social nga Fondacioni për Liri Ekonomike në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë. Të pranishëm në këtë trajnim ishin drejtues dhe një pjesë e stafit të Bashkisë Roskovec. Synimi kryesor i projektit është të promovojë transparencën buxhetore dhe llogaridhënien për përdorimin e fondeve publike në nivel lokal ndërmjet përdorimit të instrumentave të medias sociale. Ajo c’ka u diskutua sot vinte theksin në reformën administrative- territoriale.
[lsvr_gallery images=”4258,4259,4260,4261,4262″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]