Njoftime
Njoftim: Për dhënien në përdorim me kundërshpërblim të ambientit në pronësi të bashkisë Roskovec, për tu përdorur për shërbim Bar- Kafe.
NJOFTIM :
Njoftim për konsultim publik të projekt-vendimit “Për disa shtesa në VendiminNr.88 datë 22.11.2020 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021”
Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015” Për Vetëqeverisjen Vendore”, Neni 18 i tij,Këshilli Bashkiak përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve zhvillon konsultime publike.Në kuadër të këtij procesi,Këshilli Bashkiak publikon në faqen zyrtare të Bashkisë Roskovec (www@bashkiaroskovec.gov.al),në ndërfaqen e Këshillit Bashkiak të gjitha projekt-vendimet që dotë kalojnë në procesin e konsultimit publik,sipas parashikimeve të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” si dhe Rregullores së Këshilit Bashkiak për konsultimet publike. Për këtë qëllim, mirëpresim cdo koment dhe sugjerim Tuajin,për projekt-vendimet të cilat janë të publikuara si më sipër dhe do të trajtohen në mbledhjen e muajit Mars. Komentet dhe sugjerimet duhet të dërgohen në adresën e-mail :Arlinda.Hajdini@sociale.gov.al,ose me shkresë pranë protokollit të Bashkisë Roskovec brenda datës 30.03.2021 ora 1500
Njoftim për mbledhje!
Ju njoftojmë se ditën e premte , datë 1. 01. 2018 , ora 15:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2018.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!
Hartimi i “Planeve operacionale të zhvillimit lokal”
Ditën e enjte më datë 4 shkurt 2016, ora 11.oo në Pallatin e Kulturës Roskovec zhvillohet një takim në kuadër të projektit për hartimin e “Planeve operacionale të zhvillimit lokal”. Në këtë takim ftojmë të jenë pjesëmarrës dhe të shprehin mendimet e tyre përfaqësues të biznesit, të sektorit të arsimit, përfaqësues të shoqërisë civile, veteranë dhe pensionistë, nga komunitetet rom dhe atë sportiv etj.