Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

KETO DITE FILLOI NGA PUNA ZYRA E APLIKIMIT PER T’U PAJISUR ME PASAPORTA OSE KARTE IDENTITETI. ZYRA E KOMPANISE “ALEAT” NDODHET NE KATIN E PARE TE BASHKISE ROSKOVEC, BRENDA ZYRES SE GJENDJES CIVILE.
ME POSHTE PO JAPIM DISA SQARIME:
Zyra Aleat
Dokumentat që duhen paraqitur në drejtorinë e policisë për plotësim formular
Për të rritur:
1. Çertifikatë familjare
2. 2 foto 4×6
3. Fotokopje e kuponit të pasaportës ( 7.5 ose 18 mijë lekë)
4. Fotokopje e kartës ose faturës së aplikimit të kartës.

Për fëmijë
1. Çertifikatë personale
2. Çertifikatë familjare
3. Dy foto 4×6
4. Fotokopje e kuponit të pasaportës ( 7.5 ose 18 mijë)
5. Njëri nga prindrit me dokument identifikimi ose një person i autorizuar nga prindrit me prokurë të posaçme.

Shënim: për personat që paguajnë 7.5 mijë lekë formulari i policisë vonon 8 ditë që të paraqitet në zyrën e aplikimit, personat që paguajnë 18 mijë lekë deri në 3 ditë pune.

JENI TE MIREPRITUR

Batalioni Partizan

Ditën e enjte, më datë 25 gusht 2016, ora 10oo në fshatin Suk do të përkujtohet dita e formimit të batalionit partizan “Tefik lapani”. Ftohen për të marrë pjesë pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve të lanc, banorë etj. Festimi i kësaj dite ka qenë në traditën e zonës së Roskovecit prandaj dhe këtë vit le ta ruajme dhe ta trashëgojmë këtë traditë.

Fëmijët jetim

Ditën e mërkurë datë 24 gusht 2016, ora 10oo shoqata “3 dhjetori” fton të gjithë fëmijët jetim të paraqiten në mjediset e pallatit të kulturës roskovec për të bërë një riorganizim dhe identifikim të fëmijëve të kësaj kategorie.

Detyrimet e pashlyera

Bashkia Roskovec njofton të gjithë tatimpaguesit e bashkisë Roskovec që kanë detyrime të pashlyera për periudhën 2011-2016 se kësh. Bashkisë me vendim nr. 38, datë 24.06.2016 vendosi:
1. Ulje në masën 30 për qind të taksës së tokës bujqësore deri në dt. 31.08.2016
2. Uljen në masën 30 për qind të taksës së ndërtesës për familjarët deri në dt. 31.08.2016
3. Uljen në masën 30 për qind të taksës së ndërtesës për bizneset (2011-2015) deri më dt. 31.08.2016.
4. Për bizneset që nuk arkëtojnë deri në dt. 31. 08.2016 detyrimi dhe debia do të paguhet plus 10 për qind të vlerës totale.

Analizë e punës 1-vjeçare

Ditën e premte më datë 15 korrik 2016, ora 10.oo në Pallatin e Kulturës do të zhvillohet analiza e punës 1-vjeçare e Bashkisë Roskovec. Në këtë analizë do të raportojnë të gjitha drejtoritë. Jeni të ftuar të merrni pjesë e të shprehni mendimet tuaja.

Futboll

Ditën e premte datë 1 korrik, ora 18.oo në fushën e Roskovecit zhvillohet ndeshja e futbollit midis Kurjanit dhe Kumanit. Ky takim mbyll fazën e ndeshjeve direkte për t’ia lënë radhën takimit final më datë 24 korrik, që siç dihet do të zhvillohet midis ekipit që zë vendin e parë dhe ekipit që zë vendin e dytë.

[lsvr_gallery images=”2100,2101″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesë Publike

Njoftohen të gjithë banorët e interesuar se ditën e enjte datë 30 qershor 2016, ora 11.oo në mjediset e Pallatit të Kulturës Roskovec, do të zhvillohet një dëgjesë publike lidhur me projektin e Bankës Botërore për financimin e sistemit të ujitjes në gjithë zonën e Bashkisë Roskovec.

Futboll

Ditën e premte datë 24 qershor 2016, ora 18.oo në fushën e bukur të Sukut do të zhvillohet ndeshja e radhës në futboll midis STRUMIT dhe ROSKOVECIT.
Ju bëjmë të ditur se ekipi i Strumit ka 4 pikë, kurse Roskoveci ka 6 pikë.

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak

Njoftohen të gjithë banorët që janë të interesuar se ditën e hënë më datë 13.6.2016, ora 15.00 zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Me interes në këtë mbledhje është miratimi i Projekt – Rehabilitimi Urban i 3 blloqeve të banimit në Bashkinë Roskovec. Gjithashtu do të diskutohet edhe projekti i Bankës Botërore për rehabilitimin e skemave ujitëse në territorin e Bashkisë sonë.

Jeni të ftuar të merrni pjesë.

 

Të premten futboll

Për shkak të ndeshjes Shqipëri – Zvicër që luhet të shtunën, ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku”, midis Strumit dhe Kurjanit do të luhet të premten në fushën e bukur të Sukut. Ndeshja fillon në orën 17.oo. Ejani të gjithë në këtë festë sportive.