Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Detyrimet e pashlyera

Bashkia Roskovec njofton të gjithë tatimpaguesit e bashkisë Roskovec që kanë detyrime të pashlyera për periudhën 2011-2016 se kësh. Bashkisë me vendim nr. 38, datë 24.06.2016 vendosi:
1. Ulje në masën 30 për qind të taksës së tokës bujqësore deri në dt. 31.08.2016
2. Uljen në masën 30 për qind të taksës së ndërtesës për familjarët deri në dt. 31.08.2016
3. Uljen në masën 30 për qind të taksës së ndërtesës për bizneset (2011-2015) deri më dt. 31.08.2016.
4. Për bizneset që nuk arkëtojnë deri në dt. 31. 08.2016 detyrimi dhe debia do të paguhet plus 10 për qind të vlerës totale.

Analizë e punës 1-vjeçare

Ditën e premte më datë 15 korrik 2016, ora 10.oo në Pallatin e Kulturës do të zhvillohet analiza e punës 1-vjeçare e Bashkisë Roskovec. Në këtë analizë do të raportojnë të gjitha drejtoritë. Jeni të ftuar të merrni pjesë e të shprehni mendimet tuaja.

Futboll

Ditën e premte datë 1 korrik, ora 18.oo në fushën e Roskovecit zhvillohet ndeshja e futbollit midis Kurjanit dhe Kumanit. Ky takim mbyll fazën e ndeshjeve direkte për t’ia lënë radhën takimit final më datë 24 korrik, që siç dihet do të zhvillohet midis ekipit që zë vendin e parë dhe ekipit që zë vendin e dytë.

[lsvr_gallery images=”2100,2101″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesë Publike

Njoftohen të gjithë banorët e interesuar se ditën e enjte datë 30 qershor 2016, ora 11.oo në mjediset e Pallatit të Kulturës Roskovec, do të zhvillohet një dëgjesë publike lidhur me projektin e Bankës Botërore për financimin e sistemit të ujitjes në gjithë zonën e Bashkisë Roskovec.

Futboll

Ditën e premte datë 24 qershor 2016, ora 18.oo në fushën e bukur të Sukut do të zhvillohet ndeshja e radhës në futboll midis STRUMIT dhe ROSKOVECIT.
Ju bëjmë të ditur se ekipi i Strumit ka 4 pikë, kurse Roskoveci ka 6 pikë.

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak

Njoftohen të gjithë banorët që janë të interesuar se ditën e hënë më datë 13.6.2016, ora 15.00 zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Me interes në këtë mbledhje është miratimi i Projekt – Rehabilitimi Urban i 3 blloqeve të banimit në Bashkinë Roskovec. Gjithashtu do të diskutohet edhe projekti i Bankës Botërore për rehabilitimin e skemave ujitëse në territorin e Bashkisë sonë.

Jeni të ftuar të merrni pjesë.

 

Të premten futboll

Për shkak të ndeshjes Shqipëri – Zvicër që luhet të shtunën, ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku”, midis Strumit dhe Kurjanit do të luhet të premten në fushën e bukur të Sukut. Ndeshja fillon në orën 17.oo. Ejani të gjithë në këtë festë sportive.

Futboll

Ditën e shtunë, datë 4 Qershor 2016, Ora 17 në fushën e bukur të Sukut zhvillohet takimi i dytë i kupës 24 Korriku midis skuadrave që përfaqësojnë njësitë administrative Strum-Kuman.

Ejani të gjithë në këtë festë sportive!

 

Njoftim për sportdashësit

Njoftohen sportdashësit në territorin e Bashkisë Roskovec se ditën e martë datë 17 Maj 2016 ora 16:00 në pallatin e kulturës do të zhvillohet një takim për çeljen e sezonit futbollistik dhe prezantimin e kupës “24 Korriku”. Në këtë takim do të hidhet shorti për fanelat e reja dhe për ndeshjet e para midis njësive administrative. Ejani në këtë ngjarje sportive.

 

Urim i Kryetares së Bashkisë

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, zj. Majlinda BUFI uroj gjithë besimtarët ortodoks:

GËZUAR FESTËN E PASHKËVE, GËZIM E LUMTURI NË FAMILJET TUAJA, PAQE DHE HARMONI NË JETËN E PËRDITSHME.

[lsvr_gallery images=”1221″ items_per_row=”1″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

 

Facebook
Facebook