Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Njoftim

Bashkia Roskovec ka hartuar një projekt për të rinjtë me synim pregatitjen dhe përfshirjen e tyre ne jetën sociale- kulturore dhe vendimmarrëse. Ftojmë të gjithë grupmoshat pre 13-18 vjeç të bëhen pjesë e këtij projekti. Qëllimi kryesor është krijimi i lider-ve të ardhshëm.
Për të tërhequr formularin e regjistrimit, ju lutemi të paraqiteni pranë Bibliotekës Publike Roskovec.
Ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë!

FTESË

Nën kujdesin e kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, ditën e martë datë 20.12.2016, ora 11:00 në bibliotekën e qytetit organizohet promovimi i librit “Unë ministër…?!” të autorit Thoma Goga.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të shfaqni mendimet tuaja.

SHTYRJE AFATI – MBREMJA GALA

Lajmërim shtyrje e afatit të votimit deri në datën 16 dhjetor 2016
Të nderuar qytetarë të Roskovecit keni mundësi që deri në datën 16 dhjetor 2016 ora 10.00 paradite të hidhni votën tuaj.
Ju lutem zgjidhni më të mirin apo më të mirën kjo i shërben komunitetit, fëmijëve tuaj që në të ardhmen të zgjedhin modele pozitive.

DEGJESE PUBLIKE

Njoftohen të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec se ditën e hënë, ora 15:00, në Pallatin e Kulturës Roskovec, do të zhvillohet degjesë dhe konsultim publik për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale të Bashkisë Roskovec, për vitin 2017.
Lutemi për pjesëmarrjen tuaj!
Bashkia Roskovec , ka detyrimin të marrë në konsideratë idetë dhe mendimet tuaja për zhvillimin e qytetit tonë.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

NJOFTIM PUBLIK

Njoftohen të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec se ditën e premte , ora 13:00, në Pallatin e Kulturës Roskovec, do të zhvillohet degjesë dhe konsultim publik për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale të Bashkisë Roskovec, për vitin 2017.
Lutemi për pjesëmarrjen tuaj!
Bashkia Roskovec , ka detyrimin të marrë në konsideratë idetë dhe mendimet tuaja për zhvillimin e qytetit tonë.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

VEND VAKANT

GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (404:Not Found)

Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Më datë, 25.11.2016, ora 13:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës, organizohet takim sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas, nën sloganin “ Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Roskovec dhe Organizata “ Gruaja, Komuniteti,Mjedisi”. Le të bashkohemi për një shoqëri më të mirë pa dhunë!
Ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë!

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 25.11.2016 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak, janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!