Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

FTESE PER PJESEMARRJE

Te rinjtë e Roskovecit!
Jeni nxënës 13-18 vjeç?
Doni të jeni më të përfshirë në komunitet?
Të praktikuarit e anglishtes është argëtuese për ju?
Në qoftë se e gjeni veten tek të treja këto pika, ejani nesër prej orës 14:30-16:00 pranë Qendrës Kulturore (ish-Kinemaja) Roskovec.
Pjesëmarrësit do te nisin me përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave,të gjithë sëbashku,janë të mirëpritura te gjitha idet( sa me shumë të jetë e mundur). Të përmirësojmë komunitetit tonë, të hartojmë projekte si vullnetar,të zhvillojmë aftësitë tona në lidership dhe të përmirësojm të shprehurit në gjuhën angleze!
Mos harroni! Nesër në orën 2:30 tek Qendra Kulturore! Urojmë të gjejmë shumë prej jush atje!
” Ne nuk mund të ndërtojmë të ardhmen për të rinjt tanë- por ne mund të edukojmë te rinjt tanë per të ardhmen! – Presidenti i Amerikës Franklin D. Roosevelt

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Ju njoftojmë se ditën e Hënë, datë 20.02.2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë, datë 25.01.2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

Programet Sociale të Strehimit

Në mbështetje të ligjit Nr.9232 datë 13.05.2004 “Për Programet Sociale të Strehimit”, Neni 78, 83 pika 1 e tij, njoftohen të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec që bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme për programet sociale të strehimit, të paraqiten pranë zyrës së Shërbimit Social, Bashkia Roskovec, për të tërhequr listën e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë.
KATEGORITË :
1.PERSONAT ME STATUSIN E JETIMIT
2.PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR
3.FAMILJET E POLICËVE TË RËNË NË DETYRË
4.EMIGRANTËT E RIKTHYER
5.FAMILJET E KOMUNITETIT ROM
6.PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT
7.PUNËTORI EMIGRANT

NJOFTIM

Më datë 25.01.2017 ora 12: 00, në ambientet e Pallatit të Kulturës, do të organizohet një takim sensibilizues me temë “ Barazia Gjinore- Kundër Dhunës në Familje”.
Për një shoqëri pa dhunë! Për një të ardhme më të mirë!
Ju ftojmë të gjithë të merrni pjesë.

LISTAT PARAPRAKE TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Ju njoftojmë se në bazë të Kodit Zgjedhor, Bashkia Roskovec ka bërë publikimin e listave paraprake të zgjedhjeve Parlamentare që do të zhvillohen më datë 18/06/2017.
I lutemi të gjithë qytetarëve që kanë mbushur moshën për të votuar të verifikojnë emrin e tyre në këto lista dhe për çdo mungesë të emrit ose pasaktësi të të dhënave të paraqiten pranë zyrës së Gjëndjes Civile në Roskovec ose Njësive Administrative.

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha familjet përfituese të Ndihmës Ekonomike të Bashkisë Roskovec, sot më datë 30.12.2016, ora 12.00, në sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të bëhet shpërndarja e dekoderave për familjet që rezultojnë në këtë skemë.
Dekoderat do të tërhiqen me kartën e identitetit nga personi qe tërheq dhe merr në dorëzim Ndihmën Ekonomike.

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë banorët e Bashkisë Roskovec se pazari i ditës së diel, me rastin e festës së Vitit të Ri, do të zhvillohet ditën e premte, më datë 30.12.2016.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 

Barazia gjinore dhe kundër dhunës në familje

Ditën e mërkurë, më datë 21.12.2016, në ambientet e Pallatit të Kulturës do të organizohet takimi me temë “Barazia gjinore dhe kundra dhunës në familje”. Gjatë nënshkrimit të dokumentacionit përkatës do të krijohen edhe mekanizma vulnerabël të cilat do të punojnë për mbarëvajtjen e këtij proçesi . Ky takim do të orgnizohet në bashkëpunim me USAIDPNUD.
Le të punojmë të gjithë sëbashku për të përmirësuar të ardhmen e fëmijëve tanë, për një të ardhme pa dhunë.