NJOFTIM: Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë.
Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025, datë 11.12.2025
🔸“PËR FSHIRJEN, SHUARJEN DHE PAGESËN E DETYRIMEVE TATIMORE NDAJ ADMINISTRATËS TATIMORE QENDRORE E VENDORE DHE E DETYRIMEVE TË PAGUESHME NË DOGANË”,🔸
🔊njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Bashkisë Roskovec që kanë detyrime të papaguara deri më 31.12.2024, se përfitojnë lehtësitë e mëposhtme:
▪️Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014.
▪️Për taksat/tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019:
▪️shuhet 50% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 50% e taksës/tarifës paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026;
▪️shuhet 25% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 75% e taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.
▪️Në të dyja rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
▪️Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2020 deri në datën 31 dhjetor 2024, me kusht që tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.
🔊Ju ftojmë të shlyeni detyrimet brenda afateve ligjore për të përfituar nga këto lehtësira.
0 Comments