Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shtator.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimin e fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-30 Shtator 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-30 Shtator 2018.
3. Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Gusht 2018.
4. Miratimi i dokumentit të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2019-2021 për Bashkinë Roskovec të rishikuar.
5. Riparimi i godinës një katëshe pranë spitalit për sistemimin e Shërbimit Policor Bashkia Roskovec.
6. Riparime të vogla të shkollave që janë në administrimin e Bashkisë Roskovec.
7. Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore për shkak të investimeve të Bashkisë në tokat bujqësore të pronarëve legjitim,në territorin nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
8. Shkresë drejtuar këshillit nga ish Kryetari i parë i Këshillit Bashkiak z.Elmaz Shehu.
#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak[lsvr_gallery images=”9360,9361,9362,9363,9364″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]