Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët e Roskovecit
F A L E M I N D E R I T !
Roskoveci tregoi edhe një herë qytetari duke i’u përgjigjur menjëherë thirrjes së bërë një ditë më parë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara prej tërmetit
Faleminderit të gjithë banorëve, bizneseve, donatorëve , shkollave dhe qendrat shëndetësore të Bashkisë Roskovec që ndihmuan duke dhënë kontributin e tyre me paketa ushqimore e higjenike, veshmbathje e batanije, të cilat janë nisur sot drejt pikave të grumbullimit për famijet në nevojë të zonës së Durrësit dhe Tiranës.
Bashkia Roskovec do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë sipas mundësive dhe dëshirës në ditët në vijim.
Pafundësisht mirënjohje për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira!
#Solidaritet
#Tëgjithëbashkënemundemi
#Mirënjohjedhefalenderimetëpërzemërta[lsvr_gallery images=”10600,10601,10602,10603,10604″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]