Deklaratë për shtyp
Deklaratë për shtyp!
Duke u nisur nga lajmet abuzive të cilat qarkullojnë në portale dhe media sociale, Bashkia Roskovec sqaron se:
Së pari:
Në mënyrë kategorike në asnjë ditë pune dhe asnjë minutë brenda orarit të punës, puntorët e Bashkisë Roskovec nuk kanë punuar dhe nuk punojnë në asnjë shtëpi/ godinë në interes të askujt.
Së dyti:
Bashkia Roskovec është përfituese e projektit “Përmirësimi i kushteve të banimit të komuniteteve të pafavorizuara”, projekt i financuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Përfitues nga ky projekt janë 19 familje të cilat kanë nevojë emergjente për ndërhyrje shumica e të cilave janë të pambrojtura ndaj agjentëve atmosferikë, kanë probleme serioze si pasojë e amortizimit.
Bashkëngjitur lista e plotë e përfituesëve.
Së treti:
Qytetarja zj. Dhurata Lamçe, e bija e z. Ramiz Agaçi, është paraqitur pranë Bashkisë Roskovec, pranë Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, me një kërkesë për të aplikuar për leje ndërtimi për rikonstruksion objekti.
Pasi ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga punonjësit e Bashkisë, zj. Lamçe është në fazen e përgatitjes së dosjes për të aplikuar on-line në sistemin e lejeve të ndërtimit.
Së fundmi:
Thelbi i kësaj deklarate ishte transparenca në vendimmarrjet e këtij procesi.
Bashkia Roskovec i bën sërish thirrje qytetarëve, që të mos bien pre e keqinformimeve apo përdorimit të tyre për interesa të të tjerëve.
Faleminderit![lsvr_gallery images=”9553,9554,9555,9556,9557,9558″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]