Degjesa publike në Ngjeqar
Ashtu siç ishte lajmëruar, ditën e sotme bashkia Roskovec filloi proçesin e buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018. Sot u zhvillua dëgjesa publike në fshatin Ngjeqar, Njësia Administrative Kurjan. Të pranishëm në këtë dëgjesë publike ishin Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Krye Administratori z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, drejtorët e drejtorive të bashkisë, dy këshilltarët z. Kudret Kuka dhe z. Fredi Feleqi , kryplaku i fshatit si dhe s’mund të mungonin përfaqësues nga komuniteti dhe biznesi.
Gjatë kësaj dëgjese qytetarët diskutuan dhe përzgjodhën projektet prioritare më të rëndësishme për zonën ku ata jetojnë. Të gjitha shqetësimet e shprehura nga qytetarët u mbajtën shënim dhe do të shqyrtohen me kujdes të veçantë nga Kryebashkiakia dhe stafi i Saj.
Ditët në vazhdim do të zhvillohen dëgjesat sipas axhendës së publikuar.
Ju ftojmë të bëheni pjesë.
[lsvr_gallery images=”6214,6215,6216,6217,6218,6219″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]