Dëgjesa Publike Arapaj
Falenderues dhe mirënjohës për rrugën Arapaj- Suk 1.
Kështu filloi takimi me komunitetin e fshatit Arapaj, Njësia Administrative Strum.
Rrugës, një problemi madhor të mbartur vite me radhë, po i jepet zgjidhje përfundimtare. Por akoma ka shumë probleme të cilat u përmendën nga komuniteti përpara stafit të bashkisë.
Të pranishëm në takimin publik në Arapaj ishin Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative z. Ysenj Agaçi, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm dhe kryetari i fshatit z. Agron Dogani .
Shumë të drejta dhe me vend ishin të gjitha problematikat e ngritura nga ky komunitet. Sigurisht që të gjitha u mbajtën shënim nga stafi i bashkisë për t’u rishikuar më pas në fazën e dytë të përgatitjes së buxhetit për vitin 2018.
[lsvr_gallery images=”6309,6310,6311,6312,6313,6314,6315,6316″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]