Takim informues mbi nismën: “Qeverisje e mirë përmes pjesëmarrjes aktive në bashkëfinancimin e projekteve”.
U zhvillua takimi informues me temë: “Qeverisje e mirë përmes pjesëmarrjes aktive në bashkëfinancimin e projekteve”.
Gjatë këtij takimi, Kryebashkiakja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, prezantoi nismën e re që bashkia po ndërmerr për forcimin e qeverisjes së mirë përmes zbatimit të projekteve me bashkëfinancim me komunitetin.
Znj. Delina Hoxha, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Bashkisë dhe Kryetares së Grupit të Punës, prezantoi në mënyrë të detajuar udhëzuesin e thirrjes, duke shpjeguar objektivin e nismës, grupet e targetuara, fondin financiar të vënë në dispozicion nga bashkia, si dhe kufijtë minimal dhe maksimal të bashkëfinancimit nga komuniteti, përkatësisht nga 5% deri në 7% të vlerës së projektit. Udhëzuesin mund ta gjeni këtu: Udhëzues për Aplikantët
Më tej, znj. Orgesa Goga, Drejtore e Departamentit Ekonomik, prezantoi formularët dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të plotësohet nga aplikantët.
Takimi u karakterizua nga interes dhe diskutime nga pjesëmarrësit, të cilët ndanë komente dhe pyetje lidhur me procesin e aplikimit. Gjithashtu, ata u informuan për organizimin e takimit të radhës informues në vijim të kësaj thirrjeje.
Pjesëmarrja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak z.Afrim Plaka, në këtë takim përbën një tregues të mbështetjes institucionale dhe të angazhimit të përbashkët për ta kthyer këtë nismë në një histori suksesi për Bashkinë Roskovec


