THIRRJA PËR DHËNJEN E SUBGRANDEVE TË VOGLA BASHKIA ROSKOVEC
SUB NËNGRANT SIPAS PROJEKTIT “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan për një akses më të mirë në zhvillim social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”.
Ky dokument ka të bëjë me thirrjen për propozimin e Subgrantit në kuadër të projektit “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan për një akses më të mirë në zhvillimin social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”- financuar nga Bashkimi Evropian, i cili zbatohet nga Bashkia Roskovec dhe SCiDEV, që ofron një mundësi për financim: 11 subgrante të ofruara gjithsej (2 subgrante për renovimin dhe promovimin e bujtinave, 1 subgrant për produkte artizanale dhe punime me dorë, 8 subgrante për parukeri/berber, sallon bukurie estetike/manikyr/pedikyr, marketing agroturizmi, asistencë për zyra, marketing dixhital). Këto udhëzime ofrojnë informacion në lidhje me ‘thirrjen e nën-granteve duke përfshirë kriteret e pranueshmërisë, procesin e dorëzimit të aplikimit, procesin e vlerësimit si dhe informacione të përgjithshme rreth projektit.
Aplikantët duhet të kenë lexuar këto udhëzime përpara se të aplikojnë për të siguruar respektimin e rregullave dhe kritereve të subgranteve.
Udhëzuesi dhe Formatet e Aplikimit
Udhëzues për Aplikantët e Granteve të Vogla
Formulari i Aplikimit Për Subgrantin
Formulari i Vetëdeklarimi për Subgrantin
Format i buxhetit për thirrjen Subgrante
Guidelines for Small Grant Applicants
Application Form for the Subgrant
Per te aksesusr dokumentat ne formatin word kontaktoni:
esterina.plaka@bashkiaroskovec.gov.al